8.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Puff Diddy nën akuzë, ish e dashura e akuzon për dhunë, i kërkon 30 milionë dollarë

    Akuza të rënda ato të orëve të fundit mbi reperin Puff Diddy. Përdhunim e trafikim të qenieve, të ngritura nga një këngëtare.

    Në padinë e siguruar nga mediat, ish e dashura e reperit, Casandra Ventura, thotë se kishte mbetur viktimë, e ngecur për një dekadë, në një cikël të vazhdueshëm abuzimi dhe dhune.

    Diddy i ka mohuar akuzat, madje akuzon ish të dashurën e tij se është munduar për 1 dekadë rresht, që ta zhvasë atë. Madje edhe akuzat i quan të turpshme.

    Çifti ka qënë në një lidhje publike, prej më shumë se 10 vitesh, që nga mosha kur Casandra ishte 19 vjeç e Puff Diddy ishte 37.

    Këngëtari përshkruhet si një abuzues klasik, serial, që veç abuzimit seksual me ish-partneren e tij, edhe e ka qëlluar e abuzuar me të fizikisht, duke i shkaktuar vazhdimisht probleme shëndetësore. Ajo kërkon përmes kësaj padie, dëmshpërblim prej 30 milionë dollarësh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit