spot_img
spot_img

Rama tregon historinë e mikut që solli të dashurën amerikane në Shqipëri! Habia e frika kur pa banjon jashtë

spot_img

Marjana Koçeku, sipërmarrësja e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja” ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’

Gjatë bashkëbisedimit tregon historinë e mikut shqiptaro- amerikan i cili solli të dashurën e vet për ta njohur me Shqipërinë.

“Më kujtove historinë e një mikut tim shqiptaro-amerikan që ka qenë shumë i vogël kur prindërit e tij kanë emigruar në SHBA edhe atje flet shqip disi dhe ra në dashuri me një vajzë që nuk kishte idenë se kush ishte Shqipëria dhe i tregoi Shqipëria është këtu e Shqipëria është aty.

Dhe kur vjen për ta prezantuar me gjithë fisin, ajo kërkon të shkojë në banjë. Banjo ishte jashtë.

Ishte dhe errësirë edhe ajo u pataks dhe mendoi që ky po bënte shaka apo po bënte ndonjë lojë.

Mirëpo për fat – tha – atë natë kishte një hënë shumë të ndritshme edhe e çoj te dera dhe i thashë: Sweetheart, shikoje hënën.

Është shumë e lezetshme kur e tregon ajo sot historinë sesi u tmerrua dhe thoshte: Çfarë hëne të shikoja, unë shihja hënën dhe kisha hall se po më hante ujku dhe nga brenda i bërtisja: Are you there?

– Po, po këtu jam”, tregoi Rama.

Lajmet e fundit