17.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Reagimi PREKËS i nënës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra në shkollën “Fan Noli”: Mos e provoftë…

    Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

    Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit, Martin Cani.

    Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë.

    Falenderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF, për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira.

    Nuk di sa mirënjohëse mund të them që jam për ato që iu gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit.

    Ju falenderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë! Ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos u sprovoftë me dhimbje të tilla. Respekte Florina dhe Angel Cani”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit