spot_img
spot_img

Mehdi Malkaj: Tre kukumjaçkat e Ramës zgërdhiheshin kur u kërkua 1 minutë heshtje për Martinin!

spot_img

Aktori Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare kundër vrasjes së Martin Canit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

Malkaj u shpreh gjatë fjalës së tij, se ishte tmerruar nga sjella e tre ministreve në parlament.

Në kohën kur mbahej 1 minutë heshtje për Martinin, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, sipas Malkajt, po qeshnin pas shpinës së deputetit Asllan Dogjani i cili kërkoi 1 minutë heshtje për fëmijën e vrarë.

Fjala e Mehdi Malkajt:

Ju falënderoj shumë që merreni pjesë në dhimbjen e familjes të cilës i ka ikur djali yll.

Thonë andej nga jam unë; o njeriu me mend, hidhe në trupin tënd, si të dhëmb, ashtu më dhëmb.

Unë u tmerrova kur pashë ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë kur aty mbahej 1 minutë heshtje.

Lajmet e fundit