13.5 C
Tirana
E hënë, 20 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Leku letër në prag të zgjedhjeve, Rama “blen” pensionistët: 100 deri në 150 euro shpërblim për vit të Ri

    Në seancën e sotme parlamentare ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën për të folur për buxhetin e vitit 2025.

    Në nisje të fjalës së tij, Rama dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

    Sipas tij pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ndërsa ata mbi 20 mijë do të marrin 100 euro.

    “Në hyrje të kësaj fjale dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit.

    Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro.

    Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro”, tha Rama.

    Rama në Kuvend: Dy bonuse në vit për pensionistët. Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!

    Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

    “Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë.

    Ky do të jetë bonusi i pranverës, që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere.

    Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.

    Më herët kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit