spot_img
spot_img

Rama njofton ngritjen e Ministrisë së Administratës Publike, zbulon edhe emrin e drejtueses!

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama argumentoi se ngritja e këtij institucioni vjen si përgjigje ndaj rëndësisë që ka marrë administrata publike në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se përmes ministrisë së re synohet zgjerimi i përgjegjësive dhe i objektivave për modernizimin e administratës, duke iu referuar modeleve që zbatohen në vende të tjera europiane.

“Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri.

Rama la të kuptohet gjithashtu se drejtimi i institucionit të ri do t’i besohet ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, duke e konsideruar atë si zgjedhjen e duhur për të vijuar këtë proces.

“Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike”, tha Rama, duke falënderuar përfaqësuesit e administratës për përkushtimin e tyre.

Lajmet e fundit