spot_img
spot_img

Në mëngjes i shiti, në darkë iu kërkon besën

spot_img

Deputeti socialist Vullnet Sina, pak orë pasi ka votuar për reformën e re territoriale, e cila shkrin Bashkinë e Selenicës, kërkon të takohet me banorët e Vlorës, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Sot, në orën 17:00, në zyrën time në Vlorë do të zhvilloj takime me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Dëgjimi i shqetësimeve, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe ndjekja e problematikave të qytetarëve janë pjesë e angazhimit tim të përditshëm në shërbim të tyre.

Jam i hapur për çdo shqetësim, kërkesë apo ide që synon përmirësimin e jetës së komunitetit tonë.

Jeni të mirëpritur”, shkruan Sina.

Deputeti socialist doli kundër reformës së re territoriale në fillim, por pas presionit dhe kërcënimeve të Ramës, ai vendosi të votojë pro.

Dhe vetëm pak orë pas votës së tij pro shkrirjes së Bashkisë së Selenicës, pa pikë turpi dhe pa asnjë siklet, iu kërkon qytetarëve të takohen me të dhe t’i qajnë hallin.

Se çfarë halli mund të qajnë me një deputet që nuk iu del për zot, vetëm ai mund ta dijë!

Lajmet e fundit