spot_img
spot_img

Ronaldo Sharka lë mënjanë dramat dhe ka një mesazh ‘emocionues’ për Luizin dhe Kiarën

spot_img

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, përveç atij të Arbana Osmanit, ra në sy edhe ai i Ronaldo Sharkës me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”.

Ronaldo Sharka lë mënjanë dramat dhe ka një mesazh

“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”, shkruan ai.

 

Lajmet e fundit