13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rrëfehet Arta Dade: Pse ndërrova qëndrim për Erion Veliajn

    Arta Dade, e ftuar në Dritare TV,  foli për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

    Dade shprehet se Veliaj është një politikan që përfaqëson ato parime që Partia Socialiste ka, dhe se shpeshherë mban mbi kurriz çështje që nuk i përkasin.

    “Erion Veliaj është një djalë punëtor, shpeshherë ka keqkuptime sepse në ndonjë rast mban mbi shpinë edhe çështje të qeverisë qendrore. Në këtë rast i referohem Teatrit Kombëtar sepse është një institucion kombëtar dhe jo bashkiak.

    Keqardhja më e madhe është me një opozitë që shkon te dyert e bashkisë në një kohë kur opozita i ka të gjitha problemet me qeverinë dhe jo me bashkinë. Për mua Erion Veliaj është një njeri që përfaqëson ato parime dhe atë program që ka Partia Socialiste.

    E njoh prej shumë kohësh pasi është shkolluar në të njëjtën kohë me fëmijët e mi dhe ka qenë një nxënës i shkëlqyer, pra është një djalë që në jetë është ndërtuar tek aftësitë e tij dhe ka kapacitetet e duhura për të qeverisur.

    Dikur kam qenë kundërshtare e tij, sepse mbështesja Erisa Spiropalin por sot dua ta përgëzoj për imazhin që e ka ngritur vetë si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe për nënkryetarët që ka edhe e ndihmojnë.

    Më vjen mirë që qytetarët që shkojnë dhe trokasin në dyert e bashkisë mbeten të kënaqur nga shërbimi dhe kjo është ajo që ne na intereson”, u shpreh Dade në emisionin “Dekalog”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit