Rudina Dembacaj zhvilloi se fundi nje bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.
Kur një ndjekes e pyeti se ‘kur do vijë bebi’, aktorja pohoi se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë. Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.
“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina. Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin ku aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.