Vendimi për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve.
Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti.
Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, reagoi për herë të parë në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot ndaj babait të tij, ku sulmoi avokatin.
Me një postim në rrjetet sociale, Shkëlzeni ka publikuar një postim që sipas tij është i avokatit Artan Simoni, ku shkruhet se ‘Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?’
Sipas Shkëlzen Berishës ky postim i referohet babait të tij, pra Sali Berishës.




