19.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria në tavolinë me të “mëdhenjtë” – Kush do ta mendonte deri para disa vitesh…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin me takimet që ai ka zhvilluar në Budapest me liderët evropiane, ndërsa dha edhe lajmin se Shqipëria do të presë në 2025 Komunitetin Politik Europian

    Në foto, shihet që kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kyreministren e Italisë Georgia Meloni, por edhe personalitete të tjera.

    Rama në Facebook shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.

    “Me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Shqipëria prej disa vitesh është kthyer në protagoniste e rëndësishme në zhvillimet në Europë, duke nisur nga drejtimi i OSBE, tek marrëveshja me Italinë për kampin e refugjatëve, që tani duan ta kopjojnë të gjitha vendet e Europës.

    Kush do ta mendonte deri para disa vitësh, se Shqipëria do të kthehej në një lojtare të rëndësishme në skenën europiane?!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit