10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si e kuptova që ishte i paparë në shtrat, pa bërë ende seks me të!

    Nuk mund ta dimë kurrë me siguri nëse dikush është apo jo i mirë në shtrat pa e ~testuar~, por megjithatë, ka disa shenja që mund të jenë tregues pozitivë dhe ne jemi gati t’ua zbulojmë të gjitha.

    Nëse disa nga cilësitë e mëposhtme ju kujtojnë atë, gjasat janë që ai djalë të di se çfarë bën në shtrat:

    Pi shumë verë

    Një studim i 2009- s në Universitetin e Fierenzës në Itali doli në përfundimin se ata që pinë 2 gota verë në ditë janë shumë më mirë në krevat dhe më të kënaqur seksualisht se ata që pinë 1 apo asnjë gotë. Sipas studimit, historikisht seksi dhe vera janë lidhur ngushtësisht bashkë që në periudhën antike greke.

    Ka humor

    Dikush që i merr gjërat lehtë- lehtë, gjithë humor, qesh (çka është gjithashtu fort seksi), s’do t’ju zhgënjejë në shtrat. Ai e di shumë mirë si të bëjë qejf në ato momente. Me dikë që do të qeshni pafund dhe do të arrini orgazmën është sikur t’ju ketë rënë jackpot- i.

    Ha ngadalë

    Kur njerëzit hanë ngadalë do të thotë se po shijojnë çdo kafshim të mundshëm dhe gjithë procesin. Siç ta merr mendja, kjo do të ndodhë dhe gjatë momenteve intime.

    E di çfarë i hahet

    Nëse sheh se ai e di fare mirë çfarë do, çfarë i hahet, është i bindur dhe nuk lëkundet, shikojeni si një potencial të mundshëm në seks.

    Kërcen shumë mirë

    Është përfolur përherë rreth një lidhjeje të kërcimit dhe seksit. Në fakt është e vërtetë dhe jo për arsyen që ju mendoni. Më shumë se te lëvizjet, një kërcim i mirë ka të bëjë me vetëbesimin, vetëbesim që do të pasqyrohet edhe në shtrat.

    Nuk ka turp të bëjë pyetje dhe të komunikojë hapur

    Njerëzit që janë të mirë në shtrat janë të hapur dhe të sinqertë në komunikimin me partnerin e tyre ose me dikë me të cilin po dalin. Ata s’e kanë problem të flasin për nevojat dhe dëshirat e tyre.

    Tregon interes dhe pasion për të eksploruar (kudo)

    Një tip aventurier, me siguri është i hapur edhe për aventura të këndshme në dhomën e gjumit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit