8.5 C
Tirana
E premte, 8 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

    Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri ka denoncuar këtë të martë një rast abuziv të kompanisë celulare “ONE”. Ai thotë se tre vite më parë ka blerë një kartë SIM pasi kishte probleme me numrin e mëparshëm, por që nuk e ka aktivizuar e rrjedhimisht as përdorur.

    Pas tre vitesh, një kompani përmbarimi që mbledh borxhet e ka telefonuar gazetarin dhe i ka kërkuar të paguajë një shumë prej 200 eurosh, për numrin “ONE” që nuk e kishte aktivizuar asnjëherë.

    “Para tre vitesh, kur nderrova vendin e punes mu bllokua per disa dite numri i telefonit Vodafone qe kisha prej vitesh. I mbetur pa telefon shkova bleva nje numer te ri ONE. Pagova parate sa kushtonte, nje tjeter cmenduri kjo, qe ketu ta shesin dhe numrin me leke, por nejse.

    Si perfundim numri Vodafone mu rregullua dhe numrin ONE qe bleva nuk e perdora asnje dite. Pra nuk e aktivizova asnjehere. Tani cfare ndodh? Me merr ne telefon nje kompani nga keto shushunjat, qe mbledhin borxhet dhe me thote ju jeni debitor ne ONE per nje shume prej 200 euro”, shkruan Klodian Tomorri.

    Më tej, gazetari thotë se personi që e kishte telefonuar, i kishte treguar se edhe pse nuk e kishte përdorur ndonjëherë kartën SIM që kishte blerë tre vite më parë, duhet të paguante shumën 200 euro sepse ashtu ishte në kontratë, si një kuotë fikse.

    “Me merr ne telefon nje kompani nga keto shushunjat, qe mbledhin borxhet dhe me thote ju jeni debitor ne ONE per nje shume prej 200 euro. E pyes, pse?

    -Sepse para disa vitesh ju keni blere nje numer ONE dhe rezultoni debitor- me pergjigjet.
    -Por une numrin e kam paguar sa kushtonte dhe nuk e kam aktivizuar asnje dite- i them.
    -Epo kjo nuk ka rendesi. E keni patur ne kontrate, qe e perdorni apo jo duhet te paguani nje kuote fikse- me tha.

    Mua kujtua ai skeci i famshem me hotelin, qe i thote 100 leke per gruan. Dhe ky qe i pergjigjet une nuk e perdora gruan tende. Epo aty e pate, ta kishe perdorur- i thote ai“, shkruan Tomorri.

    Denoncimi i gazetarit Enrik Mehmeti

    Këtij shqetësimi i bashkohet dhe gazetari tjetër, kolegu i Tomorrit, Enrik Mehmeti. Ai thotë se prej disa muajsh ka bërë kërkesë në kompaninë celulare “ONE Albania” për të mbyllur kontratën, por kjo kërkesë i është refuzuar.

    “Kam bërë kërkesë prej disa muajsh te ONE për të mbyll kontratën, dhe refuzojnë ta mbyllin”, thotë Mehmeti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit