10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘‘Të rinjtë për të rinjtë, sot dhe nesër…‘‘

    Nga Rei Haxhiaj

    Rrugëtimet për reagim qytetar janë të ndryshme e perceptohen me ndikim në shoqëri nëse vijnë pas një problemi social që prek një numër të konsiderueshëm njerëzish.

    Vlen për t’u theksuar se ajo cfarë ndodh nuk ndikohet nga forma e reagimit si peticioni, lobimi, advokimi,  por peshë merr fakti se cili është numri i atyre që reagojnë dhe kanë qëndrim kritik në lidhje me mundësinë për më tepër zhvillim në komunitet.

    Të rinjtë për t‘u bërë të dëgjueshëm e të dukshëm mund të zgjedhin edhe fushatat përmes rrjeteve sociale, por ato jodoemos janë të aksesueshme nga një target-moshë e madhe. Vihet re se fushatat mediatike kanë ende një rol të rëndësishëm e gjithëpërfshirës, ndonëse tek të rinjtë me një tendencë në zbehje. Por të rinjtë aktivë të Bashkisë Tiranë nëpërmjet projektit të zbatuar nga United Rights Foundation kanë arritur të tregojnë se janë në gjendje të bëjnë qytetarin aktiv duke i shpalosur këtë aftësi edhe në emisione televizive apo në radio.

    Të rinjtë për të rinjtë është një mision i cili vazhdon për të rinjtë aktivistë, pasi shpeshherë të rinjtë udhëhiqen nga modelet që u ofrohen dhe besueshmëria është më e lartë për t’ju bashkuar kauzave të përbashkëta kur ata vijnë nga vetë të rinjtë. Ajo që vlen të theksohet është rizgjimi i shpresës edhe sot kur shikon shumë të rinj që janë të interesuar për të ngritur kauza sociale kur ato shikojnë probleme në shkollën apo komunitetin e tyre me reagim qytetar të strukturuar.

    Hapja ndaj politikave edukative , ndërgjegjësuese që lidhen me parandalimin e problemeve sociale tek vetë të rinjtë duhet shoqërur me një numër më të lartë të rinjsh që reagojnë si pasojë e aksesit në informacion. Ndërveprimi ndërmjet të rinjve përmes bashkimit të energjive mbetet kurdoherë një hap pozitiv se shoqëria jonë nën perspektivën e më të rinjve do të bëhet më e ndjeshme në politikat sociale që na prekin të gjithëve.

    Mbetet e pakonceptueshme sot që zëri i të rinjve të jetë më i mbytur se uniciteti që ka patur zëri i të rinjve dekada më parë kur mundësitë teknologjike të ndërgjegjësimit, reagimit e ndërhyrjes si qytetar aktiv kanë qenë më të pakta si pasojë e kufizimeve në mjetet e informimit. Komuniteti ndërgjegjësohet vetëm kur cështja prek një numër të madh personash dhe kur një pjesë e tyre janë vetë të interesuar për kauzën pasi ajo i prek drejtëpërdrejt ata.

    Kjo duhet të jetë një situatë e cila duhet të ndryshojë pasi ne si shoqëri duhet të besojmë tek vlerat e përbashkëta sic është solidariteti, aktivizmi si e drejtë dhe jo detyrim për reagim kur problemi na prek personalisht. Të gjithë ne mund të ndikojmë tek mjedisi social ku jetojmë dhe padiskutim edhe tek burimet e tij për mirëqenien e përgjithshme.

    Alternativa për të qenë ti një i ri ku zëri yt dëgjohet në komunitet nuk është detyrim, por është një zgjedhje për të ushtruar të drejtën kryesore atë të përfshirjes në vëndimmarrje dhe të ndjerit i përfaqësuar. Mosangazhimi e indiferenca mund të shikohet edhe si një terren që favorizon përjashtimin social. Të rinjtë mund të përmirësojnë realitetin vetëm nëse konsiderojnë se koha për reagim duhet të jetë sot – vetëm sot! Kjo është premisa e një të nesërme  të sigurt!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit