11.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Shkurt, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Trashëgimtari i Hermès do të birësojë ish-kopshtarin sepse nuk ka me kë ndan pasurinë

    Nicolas Puech ka 9 deri në 10 miliardë franga zvicerane pasuri, por duke qenë se është beqar dhe pa fëmijë, do të rishkruajë testamentin për t’ia lënë pasurinë ish-kopshtarit.

    80-vjeçari, i cili është trashëgimtar dhe pasardhës i brezit të pestë të themeluesit të Hermès, Thierry Hermès, po kërkon të birësojë ish-punonjësin e tij, në mënyrë që ta caktojë atë si përfitues të pasurisë.

    Nicolas, i cili është aksioneri kryesor i Hermès, dëshiron shumë të ndihmojë “familjen modeste marokene” të ish-punonjësit të tij. Sipas revistës Bilan, e cila çdo vit rendit 300 individët më të pasur në Zvicër, pasuria e tij vlerësohet nga 9 deri në 10 miliardë franga zvicerane.

    Puech, i cili banon në Valais, Zvicër, thuhet se ka ndërmarrë hapa për pasurinë duke kërkuar ndihmën e ekspertëve ligjorë për ta ndihmuar në procesin e birësimit. Birësimi i një të rrituri në Zvicër është një proces i pazakontë, por jo i pamundur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit