Z.Beqja, pse i fshihni duart?
Z.Beqja, shqiptarët që punojnë 6 ditë të javës, nga 8 orë apo më shumë, e që i kanë duart me kallo, nuk i fshehin duart. Përse i fshihni ju duart z.Beqja? Pse i mbuloni prangat që keni në duar?
Tregojua duart e prangosura shqiptarëve. Tregojua dhe kolegëve të tu deputetë e ministra. Hiqe xhupin që ke hedhur mbi duar për të t’i parë edhe kryeministri i vendit që ju mbronte. Tregojua dhe biznesmenëve me të cilët keni ndarë tenderat, tokat e vijën bregdetare.
Tregojini duart z.Beqja!
Ato pranga janë çmimi i abuzimit të parave të buxhetit të shtetit, që janë paguar nga puna e shqiptarëve të ndershëm. Mos i fshihni ato.
Kur ju denoncuam në vitin 2019, disa nuk besuan se do të vinte kjo ditë. Madje thonin se nuk ka “shtet që i fut në burg ata”. Ndërsa ne me durim besuam te drejtësia dhe kishim bindjen se pandëshkueshmërisë i kishte ardhur fundi.
Ky ëshët shpagimi për të gjithë ata shqiptarë që vuajtën spitaleve duke iu shtyrë operacionet, pasi koncesionari kishte plotësuar kutotat e sterilizimit. Ky është shpagimi i të gjithë pacientëve me Covid që vuanin spitaleve pasi paratë e shëndetësisë i kishit shpërndarë ju në tendera. Por ky nuk është shpagimi i veteëm që duhet të ndodhi.
Burgosja juaj është shpagimi për drejtësinë, ndërsa sekuestrimi i pasurisë dhe kthimi i tyre te shqiptarët, është shpagimi për çdo shqiptarë që paguan taksa për shtetin shqiptar dhe nëpërmjet tyre kërkon një jetesë me cilësore dhe të sigurtë.