spot_img
spot_img

U raportua për përleshje fizike mes Nora Istrefit e Melinda Ademit, ja si qëndron e vërteta

spot_img

Një lajm që la të habitur shumë fansa qarkulloi ditën e djeshme në disa media.

U raportua për një përplasje fizike mes dy këngëtareve Melinda Ademi dhe Nora Istrefi në një palestër.

Madje, u tha se Melinda kishte konfrontuar fizikisht Norën. Gjë që duket të jetë e pavërtetë.

“Lajmi.net” ka kontaktuar me menaxherin e Melindës, Granit Muxheri i cili e ka mohuar lajmin.

“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kështu patën thënë edhe për Dafinën, e Butrintin pa pasur asgjë me ata. Po bëjnë kështu gjëra e po krijojnë histori vetë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dy këngëtaren kanë sjellë edhe një bashkëpunim bashkë me Gjikon.

Lajmet e fundit