9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vendimi i shumëpritur: Vula e PD i mbetet Alibeajt, Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve të 14 majit

    Gjykata e Apelit më në fund ka marrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

    Ajo ka vendosur të pranojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt, për ta rikthyer çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

    Ndërkohë, grupimi Berisha kishte kërkuar që të mos legjitimohej ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj.

    Çështja tashmë do të gjykohet nga një trupë tjetër gjykuese, ndërsa për momentin, zyrtarisht njihet PD e Alibeajt dhe grupi i Sali Berishës nuk mund të hyjë në zgjedhjet e 14 majit.

    Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur pas përfundimit të gjyqit për vulën e PD.

    Ai u shpreh se gjykata ka vendosur të rikthejë gjykimin në Shkallë të Parë me një trupë të re gjykuese.

    Sefa deklaroi se ditën e hënë do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 majit.

    “Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë me një tjetër trup gjykues.

    Do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Të hënën do regjistrohemi në KQZ”, deklaroi ai.

    Ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i grupit të Alibeajt, Rezart Kthupi, tha se me këtë vendim, u zhbë vendimi i marrë nga gjyqtari Zhukri, që ia jepte PD-në, Sali Berishës.

    Kthupi u shpreh se me vendimin e sotëm është zhbërë vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri në favor të grupimit të Sali Berishës.

    “Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Sot vendimi Zhukri u zhbë. Nuk mund të paraqesim dorëheqjen e zotit Basha”, deklaroi ai.

    Pra me pak fjalë, vula e PD i mbetet grupimit të Alibeajt, deri në rigjykimin e çështjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit