spot_img
spot_img

VIDEO: Deputetët socialistë diskutojnë buxhetin 2024 nga kafeneja, ia shtrojnë me bakllava!

spot_img

Deputetët e maxhorancës kanë vendosur të “sheqerosen” përpara se të nisin diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2024, mbledhje që mesa duket do ta zhvillojnë nga ambientet e një kafeneje në kryeqytet.

Përplasja me kolegët nga opozita, bëri që maxhoranca të marrë vendimin për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë “online”, e gjatë kësaj kohe janë ulur në lokal, ku kanë porositur një tepsi me bakllava.

Këtë detaj e zbulon deputeti Erion Braçe, i cili na zbulon se bakllavaja është e bërë me produkte 100% shqiptare, e ndarë në “llokma” njësoj si buxheti i 2024-ës.

“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës!

Vo: Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe”, shkruan Braçe në Instagram-in e tij.

Lajmet e fundit