23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO: Ja si nxirret jashtë sallës një deputet në Itali

    Deputetët e Berishës kanë ndezur edhe sot flakë sallën e seancave të Kuvendit.

    Ndërsa SPAK dhe GJKKO duken të paafta të bëjnë zap Berishën, po kështu po dështon me ta edhe Garda e Republikës.

    Si duhet të veprojë Garda?

    Ja shikoni një video nga Parlamenti italian. Deputeti debaton me kreun e seancës dhe e fyen duke i thënë “fashist”.

    Urdhërohet nxjerrja e tij nga salla. Dhe nuk e përkëdhel as e diskuton më njeri.

    Meqë deputeti nuk do të dalë, rojet e kapin nga duart e nga këmbët dhe zbatojnë urdhërin. E nxjerrin jashtë.

    Dhe po flasim për Vitorio Sgarbin, jo për Mulin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit