22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vrasja e 3 grave, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Lulet e Shën Valentinit dhe 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh

    Dhjetra vajza dhe gra kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, pas masakrës së djeshme ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

    “Drejtësi për gratë e vrara” ishte thirrja e protestueseve, teksa u shprehen se krimi i djeshëm mund të ishte shmangur. Protestuesit shtruan një sërë pyetjesh pse Dan Hutra ishte i lirë, pas krimeve që kishte kryer.

    “Nuk është krim pasioni, është femicid” është një prej parrullave, teksa një tjetër ishte dhe për shkesin ku shkruhej: “Shkesit, këpucët apo prangat”

    “Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars.

    Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike’- u shpreh një nga protestueset.

    “Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq”-thotë një prej aktivisteve.

    “Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez”-thotë një tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit