13.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Xhensila uron djalin për ditëlindje dhe zbulon portretin e tij: “Do rritesh e do mësosh të vërtetën”

    Djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, feston 1-vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar surprizat.

    Xhensila ka vendosur që urimin e ditëlindjes së parë për vogëlushin e saj ta bëjë në mënyrën që di më mirë, përmes këngës. “Baby Amen” është kënga më e re e Xhensilës, ku zbulon për herë të parë edhe portretin e vogëlushit.

    “Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thuhet në vargjet e këngës mes të tjerash.

    Besi dhe Xhensila janë prindër të dy fëmijëve, Ajka dhe Amen. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit