spot_img
spot_img

Zarf i kuq në BBV – Nesër do të ketë eliminim, kush janë 3 banorët që shkuan në televotim

spot_img

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nesër gjatë prime-t, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.

Ndryshe nga cdo herë tjetër, nominimet nuk do të bëhen gjatë spektaklit, por gjatë ditës së sotme.

Tre banorët më të votuar do të dalin në televotim, i cili do të hapet nesër në fillim të mbrëmjes.

Ata do të kenë mundësinë të shkruajnë emrat e dy banorëve që duan të nominojnë në letër, me përjashtim të Luizit dhe Deas, e më pas do e vendosin në vazo.

Pasi banorët kanë shkruar në një fletë emrat  që ata dëshironin të nominonin, nisi dhe numërimi  i votave.

Tre banorët më të votuar kanë qënë Efi, Kiara dhe Bledi.

Ata do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë po nesër.

  

Lajmet e fundit