spot_img
spot_img

Zhaklin Lekatari kërkon para për të komentuar opinionisten e BBVK që ofendoi rëndë Ganinë

spot_img

Zhaklin Lekatari ka reaguar së fundmi rreth deklaratës së opionistes së “Big Brother Vip Kosova”, Anita Muçaj Haradinaj.

Kjo e fundit gjatë primet të këtij reality show ka komentuar dy konkurentët, Brikenda dhe Ganisë i cili përflitej se ka një pëlqim për banoren.

Teksa të dy treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi opinionistja e ofendoi Ganinë duke i thënë atij që është i papërshtatshëm për Brikendën pasi ajoë shtë shumë me e bukur se ai.

“A e ke parë veten në pasqyrë?”– tha Anita.

Përmes një postimi në Instagram, Zhaklina e ka ironizuar opinionisten.

“Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: ‘Klasi nuk është ujë’”.- ka shkruar ish-opinionistja e “BBV”.

Zhaklin Lekatari kërkon para për të komentuar opinionisten e BBVK

Lajmet e fundit