spot_img
spot_img

ZYRTARE: Këta janë emrat e rinj të qeverisë për ambasadorë, befasia janë Muç Nano dhe Fate Velaj

spot_img

Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Pasi kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri, 12 propozimet e qeverisë shqiptare do të shpalosin platformën e tyre përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm.

1- Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Zhaklina Peto, Mal i Zi

Aida Sakiqi, Gjermani

Ervin Bushati, SHBA

Ilir Gjoni, NATO

Vasilika Hysi, Misioni i OKB

Meri Kumbe, Izrael

Fate Velaj, Austri

Blerta Kadzadej, Turqi

Majlinda Frangaj, Vatikan

Mustafa Nano, Zvicër

Uran Ferizi, Mbretëri e Bashkuar

4 të propozuarit e parë që do të paraqiten në Komisionin e Jashtëm janë Meri Kumbe e propozuar si ambasadore në Izrael, dy ish-deputetët socialist, Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi të propozuar në SHBA dhe në OKB, si dhe Zhaklina Peto në Mal të Zi.

Në javët në vijim do të zhvillojnë dëgjesat edhe 8 kandidatët e tjerë të propozuar si përfaqësues të Shqipërisë në botë.

Pjesë e listës së propozimeve është Redi Kurtezi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Aida Sakiqi në Gjermani, Ilir Gjoni në NATO, Fate Velaj në Austri, Blerta Kadzadej në Turqi, Majlinda Frangaj në Vatikan, Mustafa Nano në Zvicër dhe Uran Ferizi në Britaninë e Madhe.

Pasi të përfundojnë të gjitha dëgjesat, propozimet do të shkojnë për dekretim tek presidenti Bajram Begaj.

Lajmet e fundit