spot_img
spot_img

Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës

spot_img

Paqja midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës Territoriale mesa duket është prishur.

Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku u shpreh se ekspertët e dyja palëve kanë ardhur me raporte të ndryshme. Duke qenë se koha është në limite sipas Maznikut të dëgjohen ekspertët dhe të shkohet në seancën e datës 23 me një raport.

Ky qëndrim i Maznikut u kundërshtua nga opozita. Eno Bozdo tha se mazhoranca po kërkon që t’a votojë në mënyrë të njëanshme reformën territoriale ashtu sicc bëri 10 vite më parë. Ndërkohë që Ina Zhupa tha që të procedohet si me komisionin e reformës zgjedhore ku do të shtyhet afati si dhe të merret një mendim nga Komisioni Venecias.

Sipas Zhupës një reformë territoriale 2.0 thjesht do të dështonte nga e para. Për Damian Gjiknurin komsioni e kishte një qëllim për të dalë me një produkt dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje atëhere vendimmarrja do t’i kalojë parlamentit.

Lajmet e fundit