19.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    13 vite martesë: Historia e dashurisë së Kate dhe princit William është kaq romantike

    Princi William dhe princesha Kate Middleton kanë mahnitur botën, pasi e bënë lidhjen e tyre publike disa vite më parë. Tanimë, ata kanë 13 vite të martuar dhe janë ndër çiftet më të njohur të pallatit mbretëror. Ata u takuan në universitetin “St. Andrews”, ku William studionte për gjeografi, ndërsa Kate për histori arti.

    “E dija që kishte diçka shumë speciale tek ajo dhe doja që të kisha mundësinë të eksploroja, por për ca kohë ishim miq. Sot besoj sinqerisht se fakti që ishim miq me njëri-tjetrin ishte një avantazh shumë i madh”, tha William në intervistën e tij gjatë fejesës, në vitin 2010.

    2001: Ata takohen në universitet

    Çifti u takua në universitetin “St. Andrews” dhe nisën të krijonin një miqësi. Asokohe, u pretendua se Kate zgjodhi pikërisht këtë universitet, për të qenë pranë mbretit të ardhshëm. “Kate ishte shumë strategjike”, tha historiani i pallatit, Robert Lacey në librin e tij “Battle of Brothers: William and Harry – The Inside Story of a Family in Tumult”.

    2002: Ata nisin të jetojnë bashkë në kampus

    Kate dhe William u shpërngulën në një apartament me 4 dhoma, në kampus. Ata vijonin të ishin miq, por jo për shumë kohë. Gjatë kohës kur ishin miq dhome, Kate dhe William nisën të dilnin bashkë. Sipas thashethemeve, William shfaqi interes për marrëdhënien e tyre romantike kur e pa Kate të sfilonte me një fustan të tejdukshëm. Fustani u shit në një ankand për shifrën 125.000 dollarë.

    1 prill 2004: Marrëdhënia e tyre u bë publike

    Pas një viti lidhje, Kate dhe William e bënë marrëdhënien e tyre publike, pasi The Sun publikoi një foto të tyren në një udhëtim skish në alpet zvicerane. Asokohe, një zëdhënës i Charles tha se mbreti (asokohe princ) ishte shumë i zhgënjyer nga veprimi i The Sun dhe se do të kishte pasoja publikimi i fotos.

    23 qershor 2005: Ata u diplomuan

    Çifti përfundoi rrugëtimin në edukim, duke iu bashkuar 260 studentëve që morën pjesë në ceremoninë e diplomimit. Në ceremoni shkuan edhe mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, princi Phlip, Charles dhe Camilla.

    1 prill 2007: Ata ndahen

    Gjatë intervistës së William me rastin e fejesës së tyre, princi tha se në një periudhë, ata u ndanë. “Ne ishim të dy shumë të rinj, unë isha në universitet dhe të dy po ndërtonim karaktere të ndryshme. Ishte një mënyrë që të gjenim rrugën tonë dhe të rriteshim”.

    Kate shtoi se asokohe nuk ishte shumë e lumtur, por kjo ndarje e forcoi. “Ti kupton për veten gjëra që nuk i dije më parë”, tha ajo.

    Qershor 2007: Ata pajtohen sërish

    Ndarja e tyre ishte e shkurtër dhe u pajtuan sërish disa muaj më vonë. Kate s’e kishte me qejf që t’i merrte gjërat me nxitim, pasi ishte shumë e lënduar dhe i tha William se i duhej ca kohë. Më pas, William e ftoi Kate në një festë me kostume, ku ajo u shfaq e veshur si një infermiere seksi, me një fustan të shkurtër dhe me geta rrjetë. “William e ndoqi si një këlysh i humbur gjatë gjithë natës”, thonë thashethemet.

    20 tetor 2010: William propozon

    William i propozoi Kate gjatë një arratisjeje romantike në Kenia. “Ne shkuam në një udhëtim intim bashkë me ca miq dhe unë vendosa se kjo ishte vërtet koha e duhur”, tha William. “Ne kishim folur për martesën, ndaj s’ishte ndonjë surprizë shumë e madhe, por mendova se në Kenia do ishte bukur dhe i propozova”. Kate tha se ngjarja ishte shumë romantike.

    William e bëri propozimin me unazën ikonike të fejesës së princeshë Diana-s: Një unazë me safir oval, 12-karatësh.

    16 nëntor 2010: Ata bëjnë publike fejesën e tyre

    Çifti bëri publik fejesën një muaj më vonë pas propozimit.

    10 shkurt 2011: Kate bën detyrën e parë si anëtare e familjes mbretërore

    Kate kreu detyrën e saj të parë si pjesë e familjes mbretërore, duke iu bashkuar William në Uells. Kate theu një shishe shampanje për fat të mirë.

    29 prill 2011: Ata martohen

    Kate u bë zyrtarisht dukeshë, pasi ajo dhe princi kurorëzuan dashurinë para më shumë se 72 milionë njerëzve rreth globit. Ajo zgjodhi një fustan nga Alexander McQueen dhe dukej rrëzëllitëse.

    Qershor 2011: Ata bëjnë turneun e parë mbretëror

    Çifti i martuar udhëtoi për në Kanada, në një turne 9-ditor, duke shënuar kështu turneun e parë mbretëror.

    3 dhjetor 2012: Kate njofton se është shtatzënë me fëmijën e parë

    Kate njofton se është shtatzënë me fëmijën e parë. Në një deklaratë të pallatit për ABC News, u tha: “Lartësitë e tyre, duka dhe dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një bebeje”.

    22 korrik 2013: Lind princi George

    Kate solli në jetë princin George Alexander Louis, i cili lindi në orën 4:24 me orën lokale, më 22 korrik 2013, në maternitetin e “Shën Mërisë”. Siç e do tradita, princi William dhe princesha Kate, pozuan para spitalit me bebushin në krahë.

    8 shtator 2014: Kate, shtatzënë me fëmijën e dytë

    Pallati Kensington njoftoi se Kate është në pritje të fëmijës së dytë. Teksti ishte praktikisht i njëjti si në shtatzëninë e parë.

    2 maj 2015: Lind princesha Charlotte

    Kate sjell në jetë princeshën Charlotte, emri i plotë i së cilës është Charlotte Elizabeth Diana. Ajo lindi në të njëjtin maternitet si i vëllai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit