17.5 C
Tirana
E premte, 10 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    13 vjet e fshehur, a është kjo videoja me të cilën Meta po shantazhon Berishën?

    Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari Adriatik Doçi foli dje edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

    “Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

    Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

    Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitet te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike.

    Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.

    Për çfarë videoje bëhet fjalë?

    Ekzistenca e kësaj  videoje u përmend për herë të parë gjatë përplasjes në 2015 në Parlament mes Metës dhe Berishës.

    Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte komplotuar vrasjen e Tom Doshit.

    Meta i tha të qepte gojën se do ti transmetonte videon e Shkëlzenit nga laptopi i Dritan Priftit.

    Kulmi i përplasjes së egër mes të dyve ishte seanca e 5 marsit 2015.

    Seanca u kthye në një arenë sharjesh, shpifjesh dhe shantazhesh. Berisha kërkoi dorëheqjen e Metës nga kryetar Kuvendi.

    Kreu i Kuvendit i është drejtuar ish-kryeministrit se “unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Zenin nuk bëj më. E dhashë njëherë për Zenin. Pse Dritan Priftin i bën shantazh Shkëlzen Berishës, nuk kam pse të jap dorëheqje…”.

    Ilir Meta shtoi se Dritan Prifti ka video të Shkëlzen Berishës.

    Kjo gjë, sipas Metës, dihej edhe nga Berisha.

    Shkëlzeni ka qenë në videot e Dritan Priftit. Ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet”, ka thënë Meta si replikë ndaj Berishës.

    Personi që njeh përmbajtjen e videos

    Një nga personat që ka parë videon është Spartak Braho.

    Braho madje ka kërkuar ta shfaq në Kuvend videon në fjalë. Spartak Braho tha se: “Nëse Berisha nuk ndalon të flasë, atëherë do të shfaq surprizën që kam për të, në një video-projektor në Kuvend“.

    Sipas tij e gjithë ajo histori është histori e një sekseri, që ka qenë djali i Berishës.

    Meta e ka ndaluar Brahon të ndezë projektorin ndërkohë që Berisha u largua në shtëpi, pasi mori vesh çfarë do të shfaqej.

    Më pas u rikthye sërish, pasi Meta nuk pranoi shfaqjen e videos.

    Spartak Braho u pyet dje nga DITA mbi përmbajtjen e kësaj videoje, por refuzoi të përgjigjej.

    Përmbajtja e videos

    Po çfarë ka në këtë video, ku dhe kur është bërë ajo?

    Video daton në vitin 2011, pra mbahet e fshehur prej 13 vitesh.

    Është regjistruar në zyrën e ish-ministrit Prifti.

    Sipas të dhënave Dritan Prifti ka regjistruar veten dhe Shkëlzenin ndërsa ky i fundit kërkon një koncesion hidrocentrali.

    Në video përmendet një tarifë ryshfeti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit