17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    20-vjeçari me “Range Rover” përplas për vdekje këmbësorin – Si po na vrasin “adoleshentët” që lëvizin me makina super luksoze

    Një aksident me vdekje mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

    Policia njoftin një këmbësor 50-vjeçar u godit nga një fuoristradë që drejtohej nga një 20-vjeccar.

    50-vjeçar u transportua drejt spitalit rajonal të Fierit, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

    “Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

    Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme“, tha policia e Fierit.

    Tashmë është bërë një problem shqetësues nëpër rrugët e Shqipërisë, ku të rinj me makina super luksoze, të blera nga babi apo nga veprimtari kriminale, shkaktojnë aksidente të tilla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit