spot_img
spot_img

“4 miliardë shikime”, çmenduri në rrjet për Luizin, shihni çfarë ka ndodhur dy javët e fundit

spot_img

Banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli është njëri prej personave më të komentuar të këtij edicioni.

Me zgjuarsinë, humorin dhe strategjinë e tij të lojës Luizi ka arritur të bëjë për vete mijëra adhurues, të cilët pa pikë hezitimi po i dhurojnë përkrahje maksimale.

Kur hyri në “BBV”, Luizi nuk kishte adresë në rrjetin social Instagram, por një adresë e hapur nga miqtë e tij, tashmë ka arritur mbi 576 mijë ndjekës.

Ndërsa në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 4 miliardë ‘hashtag’ dhe mbi 2 miliardë  ‘hashtag’-s emri #meluizin.

Nga ana tjetër edhe këngët e publikuara vite më parë kanë shënuar rritje të dukshme klikimesh në kanalet e YouTube.

Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka arritur mbi 2.9 milionë shikime.

Një gjë është e sigurt, që Luizi nga shtëpia e Big Brother VIP Albania do të dalë me një famë shumë herë më të madhe se ajo me të cilën hyri.

Lajmet e fundit