Mendoni për një moment: një vaskë e gjatë më qirinj aromatikë para gjumit? Një darkë e lehtë dhe e shijshme, një ecje në natyrë, ju mund të bëni gjithçka sipas dëshirës suaj, nëse doni të flini qetë, e të keni sa më pak problem me peshën, presionin e lartë të gjakut, sheqerin në gjak, uljen e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru etj.
Por, ekspertët thonë se nëse qëllimi juaj është të mos shtoni peshë, hiqni dorë nga këto pesë zakone para se të shkoni në shtrat, sepse pesha ka lidhje pikërisht me rutinat që ju krijoni përpara gjumit.
#1 Një darkë e shëndetshme
Ju e dini se rutina e gjumit fillon me darkën. Hani një darkë të shëndetshme, të përbërë nga proteina dhe karbohidrate komplekse që nuk do të shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak. Shmangni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara sepse vetëm kështu nuk do investoni në kilogramë shtesë para gjumit.
#2 Vendosni orar për darkën
Ajo që hani për darkë është e rëndësishme, por edhe momenti kur e konsumoni atë është shumë e rëndësishme. Shumë studime tregojnë se metabolizmi ngadalësohet në mbrëmje dhe ju jeni më rezistent ndaj insulinës gjatë darkave. Koha më e mirë për të ngrënë në darkë është rreth orarit të perëndimit të diellit, që ju kësisoj t’i jepni kohë vetes për ta tretur atë që keni ngrënë përpara gjumit.
#3 Lani dhëmbët
Larja e dhëmbëve është më shumë se thjesht një higjienë e mirë dentare. Nëse lani dhëmbët, ju do jeni më pak të tunduar për të ngrënë diçka pas këtij procesi sepse pasta e dhëmbëve ndikon përkohësisht në shijen tuaj, duke e bërë ushqimin më pak tërheqës dhe të shijshëm. Pra, ju thjesht hani më pak!
#4 Lëvizni trupin tuaj
Lëvizjet pas ngrënies ndihmojnë në tretjen, humbjen e peshës dhe uljen e glukozës në gjak. Një ecje e shpejtë pas darkës i realizon të gjitha këto dhe gjithashtu do të ndihmojë gjumin. Ndërsa, ushtrimet e frymëmarrjes së thellë ndihmojnë në faktorin e stresit, pasi ky i fundit çon në ngrënie më emocionale për të përballuar ndjenja të tilla si ankth, depresion etj.
#5 Nuk përdorin pajisjet teknologjike para gjumit
Vendoseni telefonin larg shtratit para se të flini. Drita që del nga telefoni, iPad-i e laptopi stimulon trurin dhe shtyp aftësinë tuaj për të aktivizuar melatoninën, hormonin e rëndësishëm të gjumit. Shmangia e ekraneve afër orarit të gjumit e mban ciklin tuaj gjumë-zgjim në nivele të pranueshme, gjë që nuk cenon oraret e plota të fjetjes. Kjo, rrjedhimisht çon në më shumë qetësi për trupin dhe relaks.