16.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi”, në aferën CEZ është edhe Shkëlzen Berisha, zbulohet emaili i zyrtarit çek

    Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara.

    Z.Kara është në fakt njeriu që ngriti perden e prapaskenave të një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, që u ka shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh, dhe që tani është rihapur duke shkaktuar trazimin e madh të dukshëm edhe të ish-presidentit Meta – shkruan në numrin e sotëm gazeta DITA.

    Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Kara, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj, i cili ishte ndërmjetësi mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, për privatizimin abuziv të OSSH.

    Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

    “Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kamë gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”, ka dëshmuar Romeo Kara.

    Kjo dëshmi, – shkruan DITA, – është administruar nga komisioni hetimor si dhe është përfshirë në dosjen e dorëzuar në prokurori.

    Prokuroria, në ditët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës, tentoi ta mbyllte dosjen, por gjykata urdhëroi thellimin e hetimeve për këtë çështje.

    Dokumenti

    Ka një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha.

    Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën.

    Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj është negociator i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

    Ndërkaq, komisioni hetimor për çështjen CEZ ka pretenduar se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi.

    Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

    1. E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

    Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM

    Nga: Josef Hejsek
    Te: Tomas Pelskac
    Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
    Rëndësia: E lartë

    Mirdita Tomas. Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).

    Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje). Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare.

    Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish. Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman).

    Gjithë të mirat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit