14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Yjet që u penduan për ndërhyrjet estetike!

    Mes presionit të madh në Hollivud për t`u dukur “përherë të rinj”, shumë personazhe të njohur janë detyruar t`i drejtohen kirurgjisë plastike për të ruajtur pamjen e tyre rinore, ose edhe për të përmirësuar dicka në mënyrën sesi duken. Megjithatë, disa janë penduar për operacionet  e tyre estetike.

    Denise Richards “hyri në thikë” kur ishte vetëm 19 vjec që të rriste gjoksin, por i vendosën implante tepër të mëdha dhe iu deshën disa ndërhyrje të tjera për të rregulluar gabimin e parë

    Jessica Simpson bëri injeksione kolagjeni në buzë, por u lehtësua që efekti i tyre zgjati vetëm 4 muaj sepse dukej “skandal”.

    Injeksioni i botoksit në ballë, i dëmtoi një nerv aktores Dana Delany dhe kjo bëri që qepalla e syrit të saj të djathtë, të binte

    Jennifer Grey, ylli i Dirty Dancing, u zhyt në anonimitet pas ndërhyrjes në hundë, sepse tani, “askush nuk e njihte më”

    Tori Spelling ka pasur disa ndërhyrje, por ajo për zmadhimin e gjoksit i bllokoi qumështin, e ajo nuk arrit të ushqente fëmijën me gji

    Courteney Cox thotë se fillerat i ndryshuan fytyrën

    Cameron Diaz e pranon se ka përdorur Botox, por e “urreu” rezultatin e tij

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit