spot_img
spot_img

Shkrihet Bordi i Transparencës për naftën

spot_img

Ministrja Delina Ibrahimaj, njoftoi mbylljen e Bordit të Transparencës.

Sipas saj, ulja e çmimin të naftës në bursë, është bërë shkak për mbylljen e Bordit të Transparencës.

Ajo tha se vendimi u mor për shkak se situata e hidrokarbureve është stabilizuar pas marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit.

“Sot vendosëm të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet.

Kanë qenë disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar.

Çmimet e bursës janë stabilizuar, në kontekstin gjeopolitik është arritur një marrëveshje dhe kanali i Hormuzit do të zhbllokohet.

Situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësira. Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe prandaj vendosëm ë përfundojmë funksionimin e bordit të karburanteve“, tha ajo.

Kujtojmë që njoftimi i fundit nga Bordi i Transparencës ishte më 17 qershor, ku u vendos që nafta do të shitet me 176 lekë për litër, ndërsa benzina me 166 lekë.

Lajmet e fundit