spot_img
spot_img

A do e shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip? Zhaklin Lekatari jep përgjigjen e papritur: Boh, ….

spot_img

Më shumë se disa prej banorëve, një prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother Vip Albania ka qenë edhe opinionistja e këtij formati, Zhaklin Lekatari.

Dhe kjo pikërisht prej disa prej deklaratave të saj në netët e spektaklit, por edhe për polemikat me disa nga protagonistët e BBV.

Tashmë kurioziteti për të parë nëse ajo do të vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion në edicionin e ardhshëm, mbetet i madh.

Ajo i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, dhe duket se edhe vetë ajo është e pavendosur për një hap të tillë duke qenë se këtë vit ka qenë shpesh në qendër të sulmeve të ashpra nga fansat e banorëve të BBV.

“Boh, ende se di” – përgjigjet Zhaklina.

A do e shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip? Zhaklin

Lajmet e fundit