Nga Adriatik Doçi
Migena Laska, gjyqtarja që urren princat dhe vajzat e bukura!
Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 1 vit burg Princ Leka Zogun, për dhunën që, sipas saj, ai ushtroi në pallatin mbretëror ndaj Elia Zaharias dhe babait të saj.
Sherri “mbretnor” u bë publik me video në mars të vitit 2024.
Të gjitha rrjetet sociale përcollën pamje të Elias që godiste dhe i hakërrehej Princit brenda në Pallatin mbretëror. Dëshmitarë të ditës së “dhunës” panë në pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme Elia Zaharinë që shante rëndë dhe godiste me shpulla e shkelma Princin Lekën, ndërsa ky i ankohej “Ohh, të lutem Elia, mos…!”, pa i kthyer dorë.
Princi u bë barsoletë në rrethet e meshkujve “harbutë” shqiptarë, kur panë se si e rrihte gruaja live.
Ndryshe mendon gjyqtarja Laska, që ka dënuar Princin Leka dhe babain e Elia Zaharisë, por jo këtë të fundit. Elia doli e pafajshme.
Të njëjtin gjykim Laska bëri edhe me motrat Berisha që i thyen kokën live rivales së tyre në biznesin e dashurisë, Klea Prenga.
Gjyqtarja Migena Laska është bashkëjetuese e Mustafa (Muç) Nanos, publicistit që u bë ambasador në Zvicër, por që, sipas thashethemeve, Laska e “urdhëroi” të kthehej në Shqipëri.
Muçi dha dorëheqjen dhe u paraqit në apartamentin ku bashkëjeton me gjyqtaren Laska, në pritje të “gjykimit”.
Vendimet e gjykatave nuk duhet të komentohen, sepse gjykata mund të ketë prova që nuk i di publiku që lexon vetëm verdiktin e tyre. Por kur shishja thyhet kokës live dhe një Princ rrihet paq në mes të kryeqytetit, atëherë “gjykimi” popullor mund të japë verdiktin e tij. Gjyqtarja Laska na bën të mendojmë se urren Princat dhe vajzat e bukura!