spot_img
spot_img

Rama reagon për akuzat e Arben Ahmetajt: Një i arratisur, që shpif dhe bën thashetheme

spot_img

Disa përgjime të bisedave mes një biznesmeni izraelit, Ron Yeffet dhe persona të tjerë, kanë ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e përfshirjes së qeverisë në trafik armësh.

Përballë këtyre pretendimeve, qeveria ka reaguar për emisionin “Opinion”, duke i mohuar kategorikisht ato.

“Qeveria nuk ka asnjë reagim për të bërë në lidhje me thashethemet dhe fabrikimet e një të arratisuri nga drejtësia nën akuzat më të rënda që i janë bërë deri më sot nga SPAK një ish-zyrtari i lartë. Faleminderit!”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Përgjimet e bëra publike nga Arben Ahmetaj janë zhvilluar mes biznesmenit Ron Yeffet dhe një personi me emrin Tatiana.

Ndërkohë, konteksti i plotë i çështjes konkrete për të cilën bëhet fjalë nuk është zbardhur ende.

PËRGJIMI

Ron Yeffet: Sic thamë dje, ne do jemi 80%. Qeveria do të ketë 10 ose 20%. Igor do të jetë 80 ose 90%, sido që ta vendosim. Dhe më pas ne do të kemi një marrëveshje më vete.

Por unë nuk mund të jem në të… ee.. formalisht.

Ndoshta më vonë situata ndryshon…Pasi të kalojë në Këshillin e Ministrave të hënën.

Të hënën ose të martën është Këshilli i Ministrave , më pas do të jemi në kontakt me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të zyrës së kryeministrit.

Tatiana: Kush është ai?

Ron: Ta them unë…cfarë do që ne vendosim.

Ron: Emri i tij është Ermal Nufi. Zëvendës sekretari i përgjithshëm. Zoti Ermal Nufi do të mbajë kontakte do të jesh ti apo Rafaeli. Nuk e di kush është përfaqësuesi, ai do mbajë kontakt me ju, që të realizojë gjithçka.

Ron: Nuk do jetë KAYO… do të jetë i njëjti koncept.

Tatiana: Ah sigurisht sepse KAYO është te mbrojtja.

Ron: Korrekt, i njëjti koncept por jo KAYO.

Ron Yeffet është një sipërmarrës në disa fusha, i spikatur në pasuritë e paluajtshme, ndërtimi dhe aviacioni. Ai ka themeluar disa biznese në Shqipëri, përfshirë ato për prodhimin dhe furnizimin me automjete dhe pajisje ushtarake. Po kështu, është konsideruar si një biznesmen me marrëdhënie të afërta me qeverinë shqiptare.

Skeda e KAYO-s, kompani ku Ron Yeffet është dhe një prej themeluesve, ka si objektiv furnizimin për forcat e armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare. Aksionet e KAYO-s zotërohen nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka të drejtë të hyjë në ortakëri me kompani private. Në rastin konkret, kompania është bërë ortak me Timak Defence dhe Advanced Arms Technology, ku KAYO zotëron 20% të aksioneve, ndërsa themeluesit: Ron Yeffet dhe Arjeta Puca, 80% të mbetur.

Lajmet e fundit