spot_img
spot_img

“A ke burrëri, a ke testikuj?” – Plas sërish në BBV, debati i rëndë Meriton-Roza: Ti je tradhtar me shokët

spot_img

Pasditja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka vijuar sërish me debate. Këtë herë një përplasje e fortë me fyerje ka ndodhur mes Meritonit dhe Rozës. Mesa lënë të kuptohet e gjitha ka nisur pasi Meritoni i ka përmendur Rozës siç duket qenin dhe debati ka arritur kulmin kur moderatorja i thotë se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të merret me thashetheme, pasi nuk është burrë dhe nuk ka “testikuj”.

Debati ka ndodhur fillimisht në tavolinën e ngrënies dhe më pas ka vijuar në oborrin e shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Ti ma ke përmendur djalin.

Roza: Po pasi ti me kë përmendur pikën e dobët që e kam varrosur më 15 tetor. E kam groposur më 15 tetor me duart e mia dhe ti ke shpifur. Normal që do të pyes a e takon djalin tënd.

Meritoni: A ke njëfarë komunikimi prej të rriturish?

Roza: A ke të pasme të më prekësh te pika ime e dobët?

Meritoni: Po pse të dalin lotët?

Roza: Ti je ai që merresh me thashetheme, o burri, o burri i “Big Brother”, a ke ashtu, a ke testikuj, o burri a ke testikuj?

Meritoni: A shikon çfarë flet ti moj? Je vajzë artisteje, je vajzë e cila je pjesë e televizioneve

Roza: Ti s’ke kokrrën e testikulit vëlla je pa burrëni komplet, s’kanë patur gabim gocat që ta kanë thënë. Ti je tradhtar, ti je tradhtar me shokët.

Lajmet e fundit