spot_img
spot_img

A keni frikë nga Rama dhe Veliaj? Altin Dumani tregon vijat e kuqe

spot_img

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i SPAK-ut raportoi mbi punën e kësaj prokurorie për goditjen e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës.

Deputeti Agron Shehaj e pyeti Dumanin nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë.

Shehaj mendon se SPAK-u nuk mund të shkojë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës në aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D. Në përgjigje të deputetit Dumani tha se e vetmja vijë është ligji dhe prova.

Agron Shehaj: Ka një vijë të kuqe që përtej ju e keni të pamundur të shkoni? Po të shohim faktet duket sikur ka një vijë të kuqe. Nuk besoj se ju mendoni që skandali 400 milion euro në krye ka patur Mërtirin dhe Zoton, nuk e beson asnjë. Ju nuk keni patur mundësi të shkoni përtej. Ka një vijë të kuqe?

E dyta: Keni besueshmëri. Por nëse vazhdoni duke hetuar skandalet e mëdhaja duke mos përfshirë në hetim kryeministrin nuk besoj se kjo besueshmëri do vazhdojë. Vërtet mendoni se kryeministri nuk ka dorë tek inceneratorët? Tek skandali 5 D nuk ka dorë kryetari i bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet.

Altin Dumani: Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im.

S’kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ka vetëm një vijë të kuqe që është prova dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë.

Provueshmëria është e vështirë. Prandaj detyra jonë, përpiqemi ta përmbushim, në çdo kallëzim të hetohen gjithë faktet e kallëzuar dhe të hetohet roli i çdo personi të kallëzuar.

Këtë bëjmë me hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe.

Ushtrojmë funksionet tona në mënyrë të pavarur nga politika dhe krimi. Ligji dhe kushtetuta na e garantojnë. Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendimet kështu por të grumbulloje prova dhe të disponojë me kate proceduriale përkatëse.

Nuk jap mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, prandaj vërtet janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore.

Lajmet e fundit