19.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri?

    Synim për të gjithë është fakti që të punosh pak e të fitosh sa më shumë të ardhura.  Në emisionin Ekonomia 3D, u dhanë përgjigje mbi pyetjen “A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri”?

    Erion Muça, ekspert pune: “Në Shqipëri mund të bëhesh i pasur po me një kusht, së pari nëse ke një talent të zhvilluar dhe tregu e kërkon atë talent, dhe ti automatikisht bëhesh brand dhe markë mes talentit tënd. Dhe e dyta të mund të marrësh një sipërmarrje biznesi, duke kërkuar dhe zbuluar ku gjendet hapësira në treg dhe ti ta kapësh atë hapësirë, me qëllim të futësh ekspertizën dhe konsulencën tënde”.

    Kumrie Zika, eksperte pune: “Këtu nuk i falet një të riu të mos bëhet i pasur sepse i ka të gjithë faktorët lehtësues që ai të dijë thjeshtë të kursejë, dhe të dijë ku ta hedhë paranë e tij, në cilën nga idetë, projekt idetë gjë e cila ka filluar në Shqipëri. Dhe unë kam dëgjuar që ka projekte mbështetëse për idetë.”

    Eksperti Muça liston disa nga format se si mund të bëhesh i pasur në Shqipëri. Çfarë na mungon?

    “Nuk na mungon asgjë, thjesht nuk na lë egoja e t’u pasuruarit më shumë sesa duhet. Por mos harrojmë që egoja dhe pasurimi i disa individëve, do të ndikohet domosdo të cilët nuk rriten dhe zhvillohen”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit