17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A ndihemi më të lumtur në kohë me diell?

    “Jam mirë apo thjesht është kohë me diell?” Kjo frazë po qarkullon shumë në TikTok dhe studuesit janë të vendosur të tregojnë nëse ka vërtetë një lidhje mes motit të mirë me diell dhe humorit tonë. Hipokarti, i njohur si “babai i mjekësisë”, besonte se çelësi i një jete të shëndetshme është sasia e dritës natyrale që merr, por shkenca nuk e vërteton këtë teori.

    “Është shumë e ndërlikuar kjo temë dhe nuk mund të kemi një përgjigje të saktë për të”, thotë psikiatri Paul H. Desan. Sipas studiuesve, ndryshimet e humorit janë të lidhura me ndryshime dhe shkaqe fizike që shkojnë përtej motit.

    Por, ekziston një term që quhet “meretopathi”, i cili shpjegon lidhjen që individë të caktuar krijojnë mes humorit dhe diellit. E thënë ndryshe, lidhja që njerëzit krijojnë dhe mendojnë se kanë me motin e mirë ose të keq dhe humorin apo mirëqenien e tyre, përmblidhet me këtë term.

    Por ky term, i cili u përhap shumë më shumë pas pandemisë, është i rrezikshëm. “Meteropathia” trajtohet si një çrregullim fizik dhe mendor që mund të ndikojë keq tek individët që nuk e trajtojnë dhe shkon përtej lidhjes së emocioneve me kohën e mirë. Përdorimi i këtij termi konfuzon njerëz dhe çon në vetëdiagnostifikim që sjell pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe fizik.

    Dielli ka efekt pozitiv si burim i parë i vitaminës D, por përtej saj nuk ka fakte që mbështesin përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik prej tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit