26.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Adriana Matoshi reagon pas lajmit të rremë se “ka ndërruar jetë”

    Deputetja e kuvendit të Kosovës dhe aktorja Adriana Matoshi ka reaguar në Instagram, pas një lajmi se ajo “ka ndërruar jetë”. Adriana kishte shkëputur një fragment nga një video që qarkullonte në TikTok, në të cilën shkruhej se aktorja ka ndërruar jetë.

    “Ka shumë njerëz që më duan vdekjen, por para Zotit nuk mundemi të dalim. Ç’të bëjmë që ai do që unë të jetoj fuqishëm?”, shkroi Adriana.

    Kujtojmë se në mars të këtij viti, aktorja dha lajmin se ishte diagnostikuar sërish me një sëmundje të rënde dhe njoftoi njerëzit se do të shkonte të operohej.

    “Shëndeti më tradhtoi prapë. Të gjithë po mendoni se kjo është një shenjë që duhet ta ul ritmin e jetës dhe angazhimet. Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmijët e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshëm, shoqërinë që më do. E, edhe juve me maska. Po marr veç Zotin dhe lutjet e mia e të më të dashurve, për operimin e radhës. Unë edhe sonte po shtrihem në spital, për t’u kthyer prapë. Inatin, urrejtjen dhe vrerin që vjellin çdo ditë përmbi emrin tim, po shkoj ta largoj nga trupi im. Unë prapë ju dua shumë! Më shumë se ju që ma doni të keqen dhe ma uroni vdekjen, edhe publikisht”, shkroi ajo asokohe.

    Disa ditë më vonë, ajo bëri me dije se ia kishte dalë me sukses dhe ishte rikthyer me fitoren e tretë.

    “Nuk mund të mos e mbaj premtimin. Po kthehem! Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën time të re, telefoni nuk u ndaj prej mesazheve dhe telefonatave. Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindër të pashpresë për fëmijët e tyre, u jap motiv e tentoj të gjej fjalët e duhura që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste. Tani e di vetë sa pesha paska prezenca dhe fjalët e ngrohta”.

    Më tej, u shpreh: “Në situata të tilla jemi të gjithë të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem më mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova më në fund dhe prej një ëndrre të keqe. Kur e pashë interesimin dhe përkrahjen e të gjithëve ju, u binda se kam për t’ia dalë prapë. Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin. Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona e më drejtoi si gjithmonë te doktorë profesionistë, të cilët ma kanë shpëtuar jetën disa herë”.

    Adriana Matoshi reagon pas lajmit të rremë se “ka ndërruar

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit