Blendi Fevziu ka këshilluar Adriatik Lapajn, që duke parë lëvizjet e Ilir Metës duhet të fillojë edhe ai palestrën për të qenë gati në fushatë zgjedhore. Por Lapaj u përgjigj se e mund Metën “10 herë në ditë dhe 30 herë në natë në çdo fushë”.
Blendi Fevziu: Do fillosh palestrën se po vazhdove kështu të mbyti Meta në fushatë.
Adriatik Lapaj: Ta them pastaj.
Blendi Fevziu: Jo, jo palestër s’ka më ose do hipësh te ai trau atje.
Adriatik Lapaj: E mund 10 herë në ditë, 30 herë në natë sa herë të dojë.
Blendi Fevziu: Ku e mund mo?
Adriatik Lapaj: Në çdo fushë.



