spot_img
spot_img

Agron Duka (vëllai i Armandos), thirrje publike Ramës: Leje Shqipërinë mer burrë, se i more frymën. Kaq shumë je i dashuruar me pushtetin?

spot_img

Agron Duka thotë se ndodhet para dy alternativave, ose të bëj pazar me Sali Berishën, ose të dalë më vete në zgjedhje.

Duke folur për Report TV, ai tha se nuk mund të rrijë nën sqetullën e Berishës.

Ndërsa pati një apel, edhe për Edi Ramën.

“Aty tek sqetlla e Berishës të jesh i sigurt që asfiksohen.

Me siglën time, kam identitetin tim. Jam para një fakti, ose të bëjë pazar me Berishën, të hyj te sqetulla, ose të bëj hara-kiri, të dal në vete.

Edhe këta që vijnë me ide të reja, e kanë shumë të vështirë të hyjnë më vete.

Iu kanë marrë frymën, nuk i lejnë. Si ka mundësi 4 mandate? Lëji Shqipërisë diçka. Leja mer burrë.

Kaq shumë je i dashurum me pushtetin. I do vetëm, tepsinë vetëm, timonin vetëm.

Por Rama mundet me sistemin e drejtë. Nuk e di aty brenda llojit, si nuk ka mundësi të mos flasi njeri kundër tij”, tha Duka.

Lajmet e fundit