7.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ajo ka karrierën e vet”, Luizi ndërron mendje për planet e të ardhmes me Kiarën?

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” teksa ndodhej në ‘afterparty’-n, ku u festua me të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Këngëtari i njohur, i cili gjatë qëndrimit të tij në BB VIP fitoi disa udhëtime, ka zbuluar se kur do të shkojë me Kiara Titon në Maldive.

    “Në tetor, se ka shira tani”, tha Luizi.

    I pyetur nëse është i sigurt se do të kthehen 3, Ejlli u përgjigj:

    “Ku di unë sa vijmë. Ta shohim se edhe ajo ka karrierën e vet”.

    Kujtojmë se Luizi ka thënë disa herë se kur të kthehen nga pushimet në Maldive, do të kthehen 3. Por duket se këngëtari ka ndryshuar mendje tani që ndodhet jashtë shtëpisë së BB VIP.

    Nga ana tjetër, Kiara ka thënë gjatë intervistës te “Më lër të flas” se ka shumë dëshirë që të ketë fëmijë dhe të krijojë familjen e saj me Luizin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit