15.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktivistja: Djali 17 vjeç i komshiut ngacmoi 5-vjeçaren, prindërit nuk e raportojnë

    Aktivistja Sevim Arbana ka rrëfyer se shpesh prindërit e kanë të vështirë të denoncojnë ngacmimet që u bëhen fëmijëve të tyre.

    Madje sipas saj ndonjëherë gratë nuk u thonë as burrave që fëmija është ngacmuar seksualisht.

    “Ka prindër me fëmijë të vegjël, kryesisht vajza, 5-4 vjeçe që ngacmohen seksualisht, nga ndonjë i afër, nga komshiu. Prindërit janë shumë të shqetësuar si ti raportojnë dhe ku ta raportojnë. Në kemi një rast fëmija është në kat të tretë dhe komshiu në kat të 5.

    Fëmija është 5-vjeçe, komshiu djalë 17 vjeç, e ngacmon vajzën seksualisht. Prindërit e vajzës ndihen në panik sepse e kuptojnë, vajza u tregon që më thirri, e bëri kështu. Familja prapë nuk ka guxim të raportoj, kjo sepse e para nuk ka besim te ligji dhe mendon mos ndodh ndonjë konflikt më i madh, madje ndonjëherë nuk i thonë as burrit”,- tha aktivistja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit