16.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aktorja e njohur tregon se si i dashuri e la në mes të seancës së terapisë

    Courtney Cox ka zbuluar se i dashuri i saj Johnny McDaid e la para 5 vitesh në mes të seancës së përbashkët të terapisë.

    “Ishte shumë intensive si situatë. U ndamë në terapi. Nuk e prisja fare dhe ndjeva shumë dhimbje. Ajo është arsyeja pse nuk më pëlqejnë aspak surprizat”, tregoi ylli i “Friends” në podcast-in “Minnie Questions”.

    Cox dhe Johnny ishin fejuar në atë periudhë dhe siç aktorja tregon, kishin shkuar në terapi për të folur rreth kufijve personalë në raport me njëri-tjetrin, por McDaid që në minutat e para vendosi të kërkonte ndarjen.

    Megjithëse e tregon këtë histori bashkë me dhimbjen e ndarjes, Cox e mbron muzikantin duke deklaruar se ai është një njeri i mrekullueshëm. “Ai ishte në një dhimbje të fortë brenda lidhjes sonë. Kishte shumë gjëra në kokë në atë kohë, shumë probleme dhe i duhej të mbronte veten”, shpjegon ajo më tej.

    Aktorja pranon se nuk u nxeh dhe nuk reagoi keq, por punoi më shumë me veten pas atij momenti.

    Cox dhe McDaid janë aktualisht bashkë, por jo si të fejuar. Ata u ribashkuan kohë më vonë kur gjërat ishin sheshuar dhe aktorja është shumë mirënjohëse për të gjithë këtë proces.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit