spot_img
spot_img

Aktorja tha se nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe interneti u shokua

spot_img

Sydney Sweeney, në një intervistë për WSJ tha se nuk ka pirë kurrë kafe në jetën e saj dhe se funksionon shumë mirë dhe me pak orë gjumë (po praa, si ia bën?!). Kur u pyet nëse fle vetëm 2 orë në mbrëmje, aktorja 26-vjeçare tha se kjo teori nuk është e vërtetë, ama edhe ndonjë gjumashe e madhe nuk është.

“Unë shquhem si një person që mund të funksionoj me shumë pak orë gjymë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

Aktorja e “Euphoria” tha se nuk ka provuar kurrë kafe në jetën e saj dhe ky është një vendim që e ka marrë që në moshën 12-vjeçare.

“Unë pi thjesht ujë. Për mëngjes, më pëlqen një tas me boronica, pak granola, beikon, një briosh, por gjithnjë shkoj te boronicat”.

Interneti, sigurisht u shokua. “Ajo s’pi kafe?!”; “Domethënë, nuk pi as alkool? Asgjë përveç ujit?”; “Unë nuk hap as sytë pa kafe”; “Jeta është shumë e shkurtër që të mos pish kafe”; “Ah, qenka si unë…por unë pi gjithçka përpos ujit”, ishin disa nga komentet.

Nëse po pyet veten, si ia del në jetë aktorja? Epo, shumë mirë. Fytyra i shkëlqen, karriera dhe dashuria po e po, energjike duket…

Lajmet e fundit