spot_img
spot_img

Akuzohet se ka vjedhur miliona euro, Ilir Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë të vjetra

spot_img

Ish-ministri Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mijë lekë të rinj në Gjykatën e Posaçme.

Kjo shumë është një faturë e lëshuar nga SPAK në lidhje me dorëzimin e një kopjeje të akteve të dosjes.

Beqaj, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që SPAK të japë aktet e dosjes pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale.

Në seancën e djeshme Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër.

Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

Lajmet e fundit